“Moody” nuk do të zhvlerësojë Francën

16/01/2012 15:15

Kompania e vlerësimeve financiare, “Moody”, nuk do të zhvlerësojë normën bazë të kreditimit të Francës, ndërsa lajmëroi të hënën për ruajtjen e vlerësimit maksimal prej AAA.

Gjatë javës së shkuar, gjigantja tjetër e vlerësimeve financiare, “Standard & Poor” zbriti Francën në nivelin AA+, duke cituar ekspozimin e madh të vendit ndaj krizës së Eurozonës. Së bashku me ekonominë e dytë të Eurozonës, norma e vlerësimit u reduktua edhe për disa vende të tjera europiane.

Pavarësisht goditjes që i dha “S & P” tregut, bursat europiane regjistruan një rritje të lehtë gjatë të hënës, me indeksin gjerman dhe francez që u rrit me 0,3%.

”Vlerësimi maksimal i Francës mund të vendoset nën presion nëse rritja e borxheve të Eurozonës do të vazhdojë, por reformat e kryera nga Parisi kanë sjellë një impakt pozitiv që lejojnë ruajtjen e AAA për Francën”, shkruante “Moody” në deklaratën e saj.

Norma e kreditimit përdoret gjerësisht nga bankat dhe investitorët për të studiuar nivelin e rrezikut në investimet e tyre dhe për të përcaktuar normën e interesit në huamarrjet shtetërore dhe private.

Së bashku me Francën, nga “S & P” u zhvlerësua Italia, Spanja, Qipro, Portugalia, Austria, Sllovakia, Sllovenia dhe Malta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA