Liban, shembet ndërtesa, 13 viktima

16/01/2012 00:00

Punonjësit e ndihmës vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar në rrënojat e një ndërtese të shembur në Bejrut mbrëmjen e së dielës.

13 trupa të pajetë janë nxjerrë deri tani dhe 12 persona janë plagosur. Kreu i mbrojtjes civile të vendit mendon se nën gërmadha ka dhe të paktën 20 viktima të tjera.

Për momentin ende nuk dihen arsyet e shëmbjes së beftë të ndërtesës, por raporte lokale tregojnë se ajo ka pasur disa plasaritje të cilat u përkeqësuan pas shirave të dendur.

Nuk përjashtohet dhe mundësia që godina të jetë dëmtuar nga ndërtimet në zonën përreth.

Top Channel