Kinë, lideri i revoltës, në krye të partisë

16/01/2012 17:25

Lideri i revoltës në një provincë në jug të Kinës, u emërua kryetari i ri i Partisë Komuniste në provincë, pas shkarkimit të kryetarit të mëparshëm, që është nën hetim për korrupsion.

Lin Zulian do të udhëheqë strukturat e Partisë Komuniste në Ukan, praktikisht do të udhëheqë të gjithë provincën, duke qenë se partia kryen edhe funksionet ekzekutive dhe disa funksione ligjvënëse.

Por ajo që është më interesante në të gjithë këtë histori, është se ai u shndërrua në një udhëheqës pasi revoltës popullore kundër strukturave të Partisë Komuniste në Ukan.

Protestuesit denoncuan vjedhjen e tokave dhe të pronave nga ana e drejtuesve të tyre. Protestat nisën në shtatorin e 2011 dhe përfunduan në ditët e para të 2012-s, pas arritjes së një marrëveshje mes autoriteteve dhe protestuesve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA