Irani: Gjiri Persik të mos shtojë prodhimin e naftës

16/01/2012 00:00

Irani paralajmëron vendet e Gjirit Persik të mos shtojnë prodhimin e
naftës, në të kundërt do të mbajnë pergjegjesi te plote per cfare ndodh
me pas.

Kercenimet e tij vijne pas perpjekjeve te shteteve te bashkuara dhe bllokut europian per te frenuar eksportet iraniane te Arit te Zi.

Lidere te vendeve te ndryshme po udhetojne drejt rajonit me qellim sigurimin e furnizimeve ekstra, per te kompensuar keshtu cdo mangesi qe do te krijohej nga bllokimi i naftes iraniane. Por Teherani duket nuk ka ndermend te qendroje duarkryq, te pakten kete tregon paralajmerimi i tij per shpagim ndaj cdo rritjeje te mundshme te prodhimit.

E perditshmja “Shark” shkruan citon sot perfaqesuesin e Iranit ne organizaten e OPEK-ut, Mohamad Ali Khatibi te deklaroje se fqinjet arabe te republikes islamike nuk duhet te bashkepunojne me vendet europiane dhe me Ameriken.

Cdo mase e marre prej tyre, ka thene ai, nuk do te perceptohet si miqesore. Po moren driten jeshile per te zevendesuar naften iraniane me ate te shteteve te tjera te Gjirit, keta te fundit do te jene fajtore per cdo gje qe do te ndodhe ne rajon, perfshire bllokimin e ngushtices se Hormuzit.

Ne rastin e vendosjes se nje embargoje nafte ndaj Iranit, Azia e para do ta ndjeje shume shpejt mungesen e arit te zi. Vendet aziatike jane bleresit me te medhenj te naftes iraniane. Kina, India, Japonia dhe Koreja e Jugut jane destinacionet e pothuajse 50% te ngarkesave me nafte te Teheranit. Dy te parat sidomos, si ekonomi me rritje te fuqishme, kane nevoje per sasi te medha nafte dhe nderprerja e importeve nga Irani do te duhet te zevendesohet me rritjen e furnizimit prej burimesh te tjera.  

Top Channel