Një gol ndan derbin e Madoninës në favor të Interit, i cili rihap kampionatin me këtë fitore ndaj Milanit.
Një ndeshje e luftuar me pak raste, por e kujdesshme nga të dyja skuadrat, të cilat e mbyllin pjesën e parë në barazim 0-0 edhe pse me disa raste shënimi për të dyja skuadrat.
Me rifillimin e lojës Milani hidhet në sulm ndërkohë që Interi preferon kundërsulmin dhe falë kësaj strategjie të Ranierit ia del mbanë të zhbllokojë rezultatin. Nga krahu i djathtë Zaneti bën diagonalen për Militon i cili ndihmohet nga Abate që nuk ia del mbanë të largojë topin shënon golin e parë dhe të vetëm të këtij takimi, por mjaftueshëm për të marrë tre pikë të vlefshme që konfirmojnë formën e mirë të zikaltërve, e në të njëjtën kohë rihapin kampionatin.
Juventusi kryesues është ndalur në barazim 1-1 në këtë javë të Serisë A nga Kaliari. Golit të Vucinic që në mintën e 7-të i është përgjigjur Kosu në pjesën e dytë, duke mbyllur gjithcka në 1-1.
Pavarësisht këtij hapi fals zonja e vjetër rimer kryesimin e kampionatit italian me 1 pikë avantazh.
Ndërkohë Lacio rigjen fitoren në serinë a pasi ka mundur 2-0 Atalantën falë golave të Hernanez dhe Kloses në fundin e takimit.
Top Channel