Afganistan, rrëzohet helikopteri i ISAF-it

16/01/2012 17:10

Një helikopter i forcave të ISAF-it, që ndodhen nën komandën e NATO-s në Afganistan, u rrëzua ditën e hënë në provincën afgane të Helmandit.

Nga përplasja, njoftuan zëdhënësit e Aleancës në Kabul, kanë gjetur vdekjen tre personat që ndodheshin në bordin e mjetit fluturues. NATO hodhi poshtë zërat për një sulm të militantëve dhe nuk njoftoi identitetin dhe kombësinë e tre viktimave.

Helikopteri ishte një prodhim rus dhe i përkiste shoqërisë amerikane AAR Airlift dhe përdorej nga ISAF pas një kontrate të nënshkruar bashkë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA