Tirana zgjidh krizën

15/01/2012 20:15

Kriza ekonomike e muajve të fundit është thjesht një ëndërr e keqe për skuadrën e Tiranës. Lojtarët janë likujduar për vitin 2011, ndërsa Bashkia e kryeqytetit ka si objektiv kthimin e klubit bardheblu një lokomotivë të zhvillimit të sportit në Shqipëri.

Sipas administratorit të klubit Tirana, Sali Tagani do të investohet në infrastrukturë ndërsa bashkia është në kërkim të një sponsori general.

Tani me paratë në dispozicion, Tirana do të hidhet në merkato për të përforcuaar skuadrën. Pasi janë disa reparte që duhen përforcuar. Për këtë topi kalon te trajneri Julian Rubio Sanchez, i cili parashikon një garë të fortë për titullin kampion në fazën e dytë të Superligës.

“Tirana nuk ka qenë në krizë. E them këtë pasi skuadra është sjellë në mënyrë profesionale gjatë kësaj kohe. Sa i përket titullit kampion, them se janë 5-6 skuadra që janë në lojë për ta fituar atë. Për këtë arsye faza e dytë do të jetë më e vështirë”, tha spanjolli  Julian Rubio Sanchez, trajneri i Tiranës.

Drejtuesit e Tiranës kanë zbuluar se do të përforcojnë skuadrën me 2 ose 3 blerje të reja, ndërsa nga e hëna në provë do të jetë një futbollist serb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA