Siri, amnisti e përgjitshme për dezertorët

15/01/2012 11:10

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, shpalli ditën e dielë një amnisti të përgjithshme për të gjitha krimet e kryera gjatë dhjetë muajve të revoltave që kanë përfshirë vendin.

Nga amnistia do të përfitojnë të gjithë ata që kanë dezertuar rradhët e ushtrisë për t’u bashkuar me rebelët dhe të gjithë ata që kanë dorëzuar tek autoritetet armë të palicensuara, raportoi televizioni shtetëror.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, mbi 5 mijë persona janë vrarë që prej nisjes së konfliktit, ndërsa 14 mijë të tjerë mbahen nëpër burgje. Megjithatë, këto të dhëna mbeten të pakonfirmuara, pasi mediat ndërkombëtare nuk lejohen në vend.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, i ka adresuar disa thirrje presidentit Assad, duke i kërkuar fundin e dhunës në vend.

Pavarësisht presionit të madh ndërkombëtar mbi Sirinë, disa rezoluta të mëparshme që do të imponin shtrëngimin e bllokadës ekonomike janë hedhur poshtë nga vetoja ruse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA