Policia sekuestron 42 kg kanabis

15/01/2012 20:00

Katër persona u arrestuan dhe 42 kilogram kanabis u bllokua gjatë një operacioni të koduar “bregdeti”, i Drejtorisë së Policisë së qarkut Fier.

Policia bëri të ditur se, ndaloi nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve,  Hyrjet dhe Fjodor Runajn, nga fshati Drashovicë i Vlorës, Kujtim Bodo, 49 vjeç, nga Lushnja, si edhe Adriatik Zhuka, 32 vjeç, nga Vlora.

Policia dyshon se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë transportuar nga Vlora për në Divjakë të Lushnjës, në automjetin tip Volsëagen një sasi prej 42 kg Canabis Sattiva.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA