Kinë, reagim i ashpër kundër SHBA-së

15/01/2012 10:05

Qeveria kineze kritikoi ashpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për sanksionet e vendosur ndaj një firme kineze, që i shiti naftë të përpunuar Iranit.

Ministria e Jashtme e Kinës deklaroi se vendosja e sanksioneve të njëanshme, bazuar në ligjet amerikane, ishte “e paarsyeshme”.

”Imponimi i sanksioneve ndaj një firme kineze, bazuar mbi ligjet e brendshme dhe jo ato ndërkombëtare, është tërësisht e paarsyeshme dhe nuk i përputhet rezolutave të miratuara nga Këshilli i Sigurimit dhe OKB për çështjen e Iranit. Përdorimi i ligjeve të brendshme në arenën ndërkombëtare është një precedent shumë i rrezikshëm diplomatic”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Liu Weimin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaroi ditën e enjte se kompania “Zhuhai Zhenrong” ishte një prej tre firmave ndërkombëtare që do të ndëshkohej, për shkak të kryerjes së shkërmbimeve tregëtare me Iranin.

Më parë gjatë dhjetorit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës miratuan një sërë masash shtrënguese me Iranin, midis të cilave ishte edhe ndalimi i operimit në SHBA dhe ngrirja e aseteve në vend, për të gjitha firmat që kryenin transaksione me vendin e madh aziatik.

Një masë e tillë u ndoq edhe prej Bashkimit Europian. Reagimi i ashpër kinez vjen në prag të një vizite të rëndësishme të Kryeministrit Wen Jiabao, në vendet e mëdha prodhuese të NATO-s.

Jiabao pritet të diskutojë me përfaqësuesit e OPEC mbi presionet e mëdha për rritjen e çmimit, të influencuara nga mundësia e një ndërhyrje në Iran apo bllokimi i mundshëm i ngushticës së Hormuzit prej flotës iraniane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA