Tunizia, 1 vit pas revolucion jasemin
14/01/2012 19:55
Një vit pas rrëzimit të Ben Ali, tunizianet po festojnë dhe njëkohesisht po bëjnë bilancin e të ashtuquajturit “revolucioni i jaseminëve”.
Qindra njerëz mbushën rrugën “Burguiba” në kryeqytetin Tuniz. Një sërë udhëheqësish të Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme ishin të pranishëm. Presidenti Moncef Marzuki u garantoi tunizianëve se sakrificat e tyre, nuk do të shkojnë dëm.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun tha, përmes një deklarate, se bota u frymëzua nga kërkesat e Tunizisë për liri.
Ende nuk mund të flitet për një realitet të ndryshëm prej së kaluarës. Një sërë problemesh nuk kanë gjetur zgjidhje, papunësia por dhe shkelje të të drejtave themelore të njeriut.
Top Channel