Siri, tanke për të shtypur protestat

14/01/2012 00:16

Tanke dhe trupa ushtarake kanë hyrë në Zabadan të Sirisë pas protestave masive të mbajtur në qytetin kufitar kundër presidentit, Bashar al Asad.

Ushtria ka bombarduar qytetin por sipas raporteve të aktivistëve, ka hasur në rezistencën e pjesëtarëve të ushtrisë për lirinë siriane, që ka mjaft influencë në këtë zonë.

Dhjetëra mijëra vetë morën pjesë në tubime mbështetëse për grupin e dezertorëve që kërkon të rrëzoje Asadin nga pushteti.

Figura të rëndësishme opozitare tregojnë se Zabadani është izoluar dhe komunikimet janë ndërprerë. Sipas të njëjtave raporte, nga bombardimet e ushtrisë kanë mbetur të vrarë 12 civilë, tre prej tyre fëmijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA