Tani per tani bilanci i aksidentit detar ne afersi te Ishullit te
Giglios, nje prej perlave te bregdetit te Toskanes, flet per tre viktima
dhe 14 te plagosur.
Forcat e shpetimit arriten te nxjerrin 60 persona, qe paten mbetur te bllokuar ne anijen “Costa Concordia”, e kompanise “Costa Crociere”, me e madhja ne Europe Anija ka pesuar nje çarje prej 70 metrash te gjate ne anen e majte dhe eshte anuar me nje kend prej gati 80 gradesh.
Behet e ditur se nuk eshte kontrolluar akoma nga polumbaret pjesa nen uje e anijes ku ndodhesin rreth 4.200 persona, 3000 pasagjere dhe te tjeret anetare te ekuipiazhit. Aktualisht po shqyrtohet lista e pasagjereve per te arritur ne nje bilanc perfundimtar, por flitet se 70 persona rezultojne te zhdukur.
Nuk kane munguar polemikat mbi operacionet e shpetimit, sepse fillimisht dukej se problemi nuk kishte qene kaq i rende.Tempulli pluskues i detrave, siç konsiderohej anija eshte inauguruar ne korrik te vititi 2006 dhe ishte nisur per nje udhetim tete ditor ne zonen perendimore te Detit Mesdhe.
Eshte anija me e madhe e ketij lloji ne Itali, 290 metra e gjate, me te mund te udhetojne deri 3 mije e 780 pasagjere dhe ne bord ka çdo lloj komforti, pese restorante, kater pishina dhe rreth 2 mije metra katrore siperfaqe kushtuar sporteve te ndryshme. Pikerisht nga permasat e anijes, aksidenti i mbremshem u krahasua me ate te anijes ‘Titanic’.
Top Channel