Egjipt, El Baradei tërhiqet nga gara për president

14/01/2012 19:25

Politikani egjiptian dhe ish-kreu i Agjensisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, ANEA, Mohamed El Baradei rrëzoi kandidaturën për zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në qershor të këtij viti në Egjipt.

Fitues i cmimit Nobel për paqen në vitin 2005, El Baradei deklaroi se e mori këtë vendim në shenjë proteste ndaj gjeneralëve që udhëheqein vendin, sikur të mos ketë ndodhur revolucioni, nënvizoi ai.

Këshilli Ushtarak drejton Egjiptin prej rrëzimit nga pushteti të presidentit Hosni Mubarak. El Baradei kishte kërkuar hartimin e Kushtetutës, përpara zgjedhjeve, por Këshilli Ushtarak vendosi ndryshe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA