Viktor Kassai, arbitri më i mirë i vitit 2011

13/01/2012 15:20

Hungarezi Viktor Kassai është përzgjedhur si arbitri më i mirë i vitit 2011 nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).

36-vjeçari ka arbitruar finalen e vjetshme të Ligës së Kampioneve mes Barcelonës dhe Manchester United dhe në këtë renditje ka lënë pas anglezin Howard Webb.

22 arbitrat më të mirë të vitit 2011 janë nga 17 kombësi të ndryshme dhe vetëm Spanja, Gjermania, Anglia, Argjentina dhe Portugalia janë të përfaqësuara dy herë.

Ja emrat e 22 arbitrave më të mirë në botë:

1. Viktor Kassai (Hungari) 138 pikë
2. Howard Webb (Angli) 103
3. Ravshan Irmatov (Uzbekistan) 97
4. Wolfgang Stark (Gjermani) 67
5. Frank De Bleeckere (Belgjikë) 63
6. Massimo Busacca (Zvicër) 40
7. Carlos Valesco C6arballo (Spanjë) 40
8. Nicola Rizzoli (Itali) 29
9. Jorge Luis Larrionda (Uruguaj) 27
10. Sálvio Spinola Fagundes Filho (Brazil) 23
11. Dr. Felix Brych (Gjermani) 16
12. Sergio Fabián Pezzotta (Argjentinë) 13
13. Joel Antonio Aguilar (Salvador) 10
14. Carlos Arecio Amarilla (Paraguaji) 10
15. Héctor Walter Baldassi (Argjentinë) 10
16. Yuichi Nishimura (Japoni) 10
17. Martin Atkinson (Angli) 8
18. Pedro Proença Oliveira Alves (Portugali) 7
19. Björn Kuipers (Hollandë) 7
20. Alberto Udiano Mallenco (Spanjë) 7
21. Olegário Manuel Benquerença (Portugali) 5
22. Cüneyt Çakyr (Turqi) 5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA