Trafikanti, aligator për të ruajtur drogën

13/01/2012 16:10

Një aligator për të ruajtur drogën. Zvarraniku është gjetur në Romë, në banesën e një personi me precedentë të shumtë penalë për shpërndarje droge dhe krime të tjera.

Aligatori, ende në moshë të re dhe i gjatë pothuajse një metër, ishte i një lloji të rrezikshëm dhe në gjendje të shkaktonte dëme serioze nëse kafshonte.

Për këtë arsye, i zoti i shtëpisë e kishte vënë të ruante drogën. Në shtëpinë e të inkriminuarit policia ka gjetur sasi të drogave të ndryshme, kryesisht hashash dhe marijuanë.

Nga ekzaminimet e para mjekësore kafsha ka rezultuar të jetë rreth 6 muajshe, por e kequshqyer dhe e mbajtur në kushte të rënda. Ajo i është besuar një qendre të specializuar mjekësore.

Ndërkohë, 32-vjecari që e mbante atë, pasi është arrestuar nga forcat e policisë, do të hetohet në gjendje të lirë nën akuzën e zotërimit me qëllim shpërndarjen e lëndëve narkotike, por edhe për mbajtjen e kafshëve të rrezikshme dhe për keqtrajtim të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA