Komentet e pronarit të Manchester United për emigrantët ndezin polemika në Britani, Starmer kërkon falje publike
Incidente të reja janë regjistruar të premten përgjatë vijës së demarkacionit mes Izraelit dhe Rripit të Gazës.
Një tank izraelit i armatosur ka hapur zjarr ndaj disa personave që po afroheshin në mënyrë të dyshimtë drejt barrikadave të kufirit.
Burime palestineze deklarojnë se incidenti ka ndodhur në lartësirën e kampit të refugjatëve El Bureij dhe se dy palestinezë kanë mbetur të plagosur.
Pak më vonë, nga Rripi i Gazës është qëlluar një raketë në drejtim të Negevit perëndimor, por shpërthimi i shkaktuar prej saj në një fshat izraelit nuk ka shkaktuar as viktima e as dëme.
Ndërkohë, në Nablus janë regjistruar protesta kundër kolonive izraelite, që kanë cuar në përleshje të ashpra dhe në disa persona të plagosur.
Top Channel