Reali i Madridit dhe Barcelona do të përballen midis tyre në një klasike emocionuese në çerekfinalet e Kupës së Mbretit.
Ndërsa madrilenët patën sigururuar kualifikimin e tyre që prej së martës, katalanasit e bënë diçka të tillë të enjten, ndërsa mposhtën Osasunën me rezultatin 4-0.
Të dy takimet do të zhvillohen në datat 18 dhe 25 janar, në “Bernabeu” dhe “Camp Nou” përkatësisht. Ndërkohë, mëngjesin e së mërkurës, me mijëra veta u vendosën menjëherë në radhë në sportelet e biletarive në stadiumin madrilen, në kërkim të 31 mijë biletave që do të nxirren në shitje.
Pjesa tjetër e stadiumit prej 82 mijë vendesh u përket atyre që kanë paguar abonime vjetore dhe të ftuarve të tjerë. Ndonëse biletat kanë vetëm disa orë që janë hedhur në shitje, siç raporton “AS”, nga dyndja në sportele dhe blerjet në internet, ato janë drejt mbarimit.
Një vit më parë, Reali i Madridit fitoi Kupën e Mbretit, duke mundur në finale pikërisht Barcelonën, falë një goli të realizuar në kohën shtesë nga Cristiano Ronaldo.
Top Channel