Autoritetet franceze kërkojnë të vërtetën e plotë mbi vdekjen e gazetarit të France 2 në Homs të Sirisë, ku Gilles Jacquier kish udhëtuar me lejën e qeverise e siriane.
Shefi i diplomacisë franceze, Alain Juppe deklaroi se nevojitet një hetim i cili të hedhë dritë mbi origjinën e kësaj ngjarjeje, dhe sidomos të sqarojë nga erdhën të shtenat, kush ishte përgjegjës për sulmin, sepse vetëm kështu do të mund të pergjigjemi ashtu sic duhet.
Jacquier, i pari reporter i huaj perëndimore i vrarë në Siri që prej fillimit të kryengritjes 10 mujore marsin e kaluar, vdiq nga një predhë mortaje.
Damasku e kishte ndaluar hyrjen e gazetarëve të huaj në vend, por së fundi ka lejuar disa prej tyre të shohin situatën nga afër.
Top Channel