Presioni i BE-së, tërhiqet Hungaria

13/01/2012 16:10

Pas presioneve të Bashkimit  Europian, kryeministri hungarez vendosi të tërhiqet nga projekt-ligji për Bankën Qendrore, projekt-ligj i kritikuar ashpër nga Komisioni Europian sepse binte ndesh me traktatet e BE-së.

Kryeministri Viktor Orban është shprehur i gatshëm të bisedojë me BE-në për rishikimin e ligjit, por ai hodhi poshtë kritikat e marra nga Komisioni i BE-së për pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Burime nga Brukseli, thonë për mediat ndërkombëtare, se ajo që e bëri kryeministrin Orban të tërhiqet nga pozicioni i tij i mëparshëm, ishte kushti i vendosur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN kërkoi rishikimin e ligjit për Bankën Qendrore Hungareze, në këmbim të nisjes së bisedimeve për dhënien e një borxhi.

Orban akuzohet nga opozita hungareze se po con vendin drejt autokracisë me ligjet që po miraton dhe me një sërë vendimesh të tjera qeveritare arbitrare, që po mbysin fjalën e lirë, pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe po uzurpojnë institucionet e pavarura shtetërore, duke i vendosur ato në duart e kryeministrit, të njëjtën gjë që synonte të bëntë edhe projekt-ligji për Bankën Qendrore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA