Pato thotë jo, Milani refuzon milionat e Parisit

13/01/2012 10:15

”Mashtrimi i madh Pato”. Ky ishte titulli i vendosur në faqen e parë nga e përditshmja sportive franceze, “L’Equipe”.

Një ditë pasi kalimi i brazilianit në “Parc des Princees” mbi bazën e 35 milion eurove, ka ardhur përgënjeshtrimi i madh, Pato do të qëndrojë tek Milani.

Është vetë sulmuesi ai që ka vënë pikat mbi i, duke bërë të qartë përfundimisht se nuk është i tunduar nga oferta për të kaluar në klubin e madh francez. “Milani është shtëpia ime. Nuk do të ndërpres karrierën time kuqezi, menjëherë pasi fitova dy titujt e mi të parë me këtë fanellë. Dua të jap kontributin tim për të shkruar një histori të artë të këtij klubi”, tha 23-vjeçari.

Pas fjalëve të qarta të Patos, Ancelottit dhe Leonardos, Berlusconi i mbeti vetëm që t’u thonte një jo të prerë. Refuzimi nuk është pritur mirë nga shtypi francez, që ka akuzuar Milanin dhe futbollistin për një qëndrim të pamoralshëm.

Komunikata zyrtare e qëndrimit të Patos është publikuar edhe në faqen e Milanit në Internet. Ndërkohë, tek Paris SG u prezantua Maxwell, i sapombërritur nga radhët e Barcelonës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA