Morati ofendon gjyqtarin Russo
13/01/2012 17:40
Krizën në të cilën ndodhet Interi, përvec tifozëve zikaltër e vuan edhe presidenti Masimo Moratti. Por ndryshe nga tifozët, që në rrjetet sociale fajësojnë atë për gjendjen e dobët të ekipit, Moratti vetë “fajëson” gjyqtarët.
Numri 1 i Interit, megjithë temperaturat nën zero, ndodhej në shkallët e stadiumit San Siro për të ndjekur skuadrën e tij në përballjen me Novarën, ndeshje kjo që përfundoi me fitoren surprizë të miqëve, 0-1.
Por telekamerat kanë kapur Moratti-n duke ofenduar gjyqtarin e takimit, për mosdhënien e një 11-metërshi, sipas tij, për zikaltërit.
Megjithëse nuk ka audio, mediat italiane kanë zbardhur ofendimin e Moratti-t kundrejt gjyqtarit. “Copë m…”, ka thënë ai sipas mediave italiane.
Top Channel