Messi: Ndërroj dy Topa të Artë me një Kupë Bote

13/01/2012 16:55

Lionel Messi, fituesi i freskët i Topit të Artë FIFA, deklaroi në një intervistë për ‘France Football’ se do të hiqte dorë me kënaqësi nga dy Topat e Artë të ardhshëm për të fituar atë të vitit 2014 sepse kjo gjë do të thonte se Argjentina do të ishte kampione bote në Brazil.

“Të fitoj Topin e Artë të viti 2014 do të ishte maksimumi. Kjo do të thonte se Argjentina ka fituar botërorin. Jam i gatshëm të heq dorë nga Topi i Artë në dy vitet e ardhshme për të qenë kampion bote”, deklaroi sulmuesi argjentinas i cili ka fituar tre edicionet e fundit të çmimit më të madh individual në futboll.

Futbollisti i Barcelonës u shpreh se fitimi i Topit të Artë i vitit 2012 do të jetë shumë i vështirë për të dhe për të gjithë lojtarët e tjerë jo europianë për faktin se në këtë vit do të zhvillohet “Euro 2012”.

“Kampionati europian është një turne i rëndësishëm dhe ka shumë mundësi që Topi i Artë t’i jepet një lojtari europian. Nëse Franca paraqitet mirë, mund ta fitojë Benzema; nëse Anglia paraqitet mirë mund ta fitojë Rooney; nëse Portugalia paraqitet mirë mund ta fitojë Cristiano Ronaldo. Nuk duhen përjashtuar as italianët, por unë do doja ta fitonte një nga spanjollët e Barcelonës”, shton Messi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA