Së shpejti, në kinema do të debutojë filmi “War Horse”, i cila nga kritika vlerësohet se do të jetë një kryevepër e re shumë e suksesshme nga Steven Spielberg.
Me fokusin mbi një hero të Luftës së Parë Botërore, filmi përqendrohet mbi historinë personale të një të riut, i cili shkon i detyruar në luftë, pasi shitet nga familja, që bie në varfëri të plotë me nisjen e luftës.
I marrë në një ankand nga një kapiten ushtrie, ai stërvitet që të jetë një kalorës dhe dërgohet në Europë për të luftuar ndaj gjermanëve.
Pasi disa skenave të mrekullueshme të luftës, i riu Joey, i interpretuar nga Jeremy Irvine, përfundon në Betejën e Somës. Megjithatë, gjatë të gjithë kohës, ai nuk e humb asnjëherë lidhjen me kalin, ndërsa arrin t’i mbijetojë betejës më të përgjakshme të Luftës së Parë, falë aftësive të mësuara si fëmijë në punimin e tokës.
Sipas kritikëve, filmi është i destinuar të shndërrohet në një prej sukseseve të mëdha të kinematografisë, ndërsa Spielberg e provon veten edhe një herë më shumë një mjeshtër të filmave të luftës.
Top Channel