Kompania diskriminoi invalidët, gjobitet

13/01/2012 16:30

Kompania ajrore, Easyjet, u shpall fajtore për diskriminimin e 3 pasagjerëve me aftësi të kufizuar.

Ngjarja lidhet me vitet 2008-2009, kur 3 pasagjerë me aftësi të kufizuar, në karrige me rrota kërkuan të udhëtojnë me avionët e kompanisë. Por kompania refuzoi t’i pranojë në bord të pashoqëruar për shkaqe sigurie, sipas saj.

Tre personat vendosën të padisin kompaninë me akuzën e diskriminimit. Në përfundim të procesit gjyqësor, Easyjet u gjobit me 70 mijë euro për diskriminimin e 3 pasagjerëve invalidë në aeroportin “Charles de Gaulle” në Paris.

Avokati i 3 pasagjerëve që paditën kompaninë e cilësoi vendimin e gjykatës një “triumf të drejtësisë”, ndërsa kompania vetë mohoi akuzën për diskriminim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA