Indi, censurë ndaj “Facebook” e “Google”

13/01/2012 09:50

Një gjykatë në Indi ka kërcënuar me censurë “Facebook” dhe “Google”, nëse nuk do të heqin nga përdorimi disa faqe të konsideruara “fyese” dhe me përmbajtje morale të “papërputhshme” me kulturën amerikane.

Kërcënimi u bë nga Gjykata e Lartë e Nju Delhit, e cila po ekzaminon një denoncim të depozituar në dhjetor nga një gazetar ndaj 21 faqeve të internetit.

“Jemi të gatshëm të bllokojmë të gjitha faqet e internetit, ashtu siç ka bërë Kina, nëse ato nuk do të jenë të përputhshme me moralin Indian”, u shpreh gjykatësja Suresh Kaith.

Më parë, “Google” është bërë objekt i disa masave censuruese në Kinë, çka kanë sjellë largimin e tij përfundimtar nga vendi me popullsinë më të madhe në botë.

Shumë faqe perëndimore, janë të bllokuara në Kinë, ndërsa të tjera kanë vetëm një akses të pjesshëm, pasi kanë përmbajtje të papërputhshme politike ose morale, gjykojnë autoritetet vendase.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA