“Po i vë qytetarët përballë rrezikut”/ U vranë duke luftuar për Moskën, Jordania i kërkon Rusisë të ndalojë rekrutimin e shtetasve të saj
Një prift katolik në Gjermani pranoi 280 akuza për abuzim seksual ndaj tre të miturve, por shtoi se mendonte që nuk po dëmtonte njeri nëpërmjet veprimeve të tij.
I quajtur Andreas L, prifti tha përpara një gjykate në Braunschweig që për herë të parë, abuzoi djalin 9-vjeçar të një besimtareje.
Pasi u pengua nga dioqeza që të kishte kontakte të reja me djalin, ai abuzoi dy vëllezër, të moshës 9 dhe 13 vjeç.
Me qindra mijëra gjermanë kanë braktisur kishën, për shkak të skandaleve të fundit. 180 mijë besimtarë hoqën dorë zyrtarisht nga feja katolike në 2010-n, 40% më shumë se një vit më parë, të paktën sipas të dhënave të “Deutsche Welle”.
Papa Benedikti XVI, me shtetësi gjermane, u takua shkurtimish me viktimat seksuale të abuzimeve kur vizitoi vendin e tij në shtator, ndërsa shprehu “keqardhje të thellë” dhe premtoi që do të lutej për vuajtjen e tyre.
Top Channel