Allegri rinovon kontratën me Milanin

13/01/2012 00:00

Massimiliano Allegri do të jetë trajneri i Milanit edhe për dy vite të tjera. Lajmin e ka bërë të ditur klubi italian në faqen zyrtare të internetit.

Tekniku livornez ka rinovuar kontratën me klubin kuqezi që i skadonte në qershor të vitit 2012 duke e shtyrë deri në qershor të vitit 2014.

Kishte disa ditë që pritej ky rinovim dhe më në fund ka ardhur pasditen e së premtes.

Milan, Gattuso dhe Aquilani mungojnë në derbi

Kur mungojnë vetëm dy ditë nga derbi i shumëpritur mes Milanit dhe
Interit, lajme jo të mira vijnë për kuqezinjtë. Gennaro Gattuso dhe
Alberto Aquilani do të mungojnë në ndeshjen ndaj zikaltërve. 

Në një komunikatë zyrtare, Milan bën të ditur se Gattuso ka sërish probleme me syrin si pasojë e një virusi që ka marrë në Dubai. Mesfushori 34-vjeçar është diagnostikuar me mioasteni okulare. Për këtë arsye, Gattuso do të qëndrojë pushim dhe do t’i nënshtrohet terapisë për të zgjidhur problemin.

Ndërsa Aquilani do të mungojë ndaj Interit për shkak të një dëmtimi në kaviljen e majtë dhe do të qëndrojë jashtë fushave për një muaj.

Nga ana tjetër, Ignazio Abate dhe Clarence Seedorf kanë bërë stërvitje me grupin. Stërvitje e veçuar vetëm për portierin Abbiati, por nuk ka rrezik për ndeshjen dhe do të mbrojë si gjithmonë portën e Milanit.

Top Channel