Teatri shëtitës është inisiativa më e fundit e ndërmarrë me synim zgjerimin e hapësirës teatrore shqiptare si dhe angazhimin e aktorëve të rinj në jetën kulturore dhe artistike të vendit.

Drejtori Kiço Londo thotë se qëllimi është për të dhënë shfaqje në mbarë vendin, nga veriu në jug dhe rrugëtimi do të përfundojë në Tiranë.

“Do të jetë një teatër që do funksionojë me projekte e kontrata. Do të kujdesemi që të shkojmë edhe në qyteza dhe jo vetëm qytetet e mëdha”, shprehet Londo.

Shfaqja e parë do të jetë një pjesë për fëmijë, “Zërat e detit” e shkruar nga Milena Selimi. Ajo do të vihet në skenë për herë të parë në qytetin e Pukës. Dy shfaqjet e para për të rritur të Teatrit Shëtitës do të jenë komedia “Jo vetëm gënjeshtra, bëj diçka”, shkruar nga Michael Pertëee dhe tragji-komedia “Vizita e damës plakë” e autorit Fridrih Dyrrenmat.

Artistët e Popullit Luftar Paja dhe Tinka Kurti janë dy prej figurave të shquara të teatrit që do të ngjiten në skenë. Shfaqjet do të realizohen me regji të Kiço Londos, në bashkëpunim me Teatrin Bylis të Fierit dhe pjesëmarrjen e aktorëve të rinj nga rrethe të ndryshme të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA