Parlamenti Italian hodhi poshtë kërkesën për arrestimin e një ish-Zv. Ministri, Nicola Cosentino, i dyshuar si bashkëpunëtor në vepra të paligjshme me organizatën kriminale të Kamorës.
Dhoma e ulët hodhi poshtë kërkesën e prokurorisë për ta zhveshur nga imuniteti me 309 vota kundër dhe 298 pro, pas një votimi të fshehtë.
Cosentino, një bashkëpunëtor i ngushtë i Silvio Berlusconit, dha dorëheqjen nga detyra e Zv/Ministrit të Ekonomisë në vitin 2010, për shkak të akuzave të ngritura kundër tij.
Ai ka hedhur poshtë akuzën se ka lejuar që mbetjet toksike të trajtohen jashtë parametrave të nevojshëm.
Në përfundim të votimeve, Cosentino u përqafua nga kolegët e tij të partisë, të cilët e cilësuan si politike akuzat e ngritura nga prokuroria kundër tij. Megjithatë, ai mbetet i dyshuar për lidhjet e tij me klanin e Casalese, pjesë e Kamorës.
Top Channel