Barcelona është shpallur klubi më i mirë i vitit 2011 nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).
Kjo është hera e tretë për Barcelonën që fiton këtë renditje. Më parë e kishte fituar në vitet 2007 dhe 2009. Në vend të dytë është renditur ekipi tjetër spanjoll, Real Madrid.
Në vend të tretë renditet klubi argjentinas Velez Sarsfield. Vetëm në vend të katërt dhe të pestë gjejmë dy klubet angleze të Manchester: United dhe City.
Kjo renditje merr parasysh të gjitha rezultatet që arrijnë ekipet në kompeticionet ku marrin pjesë dhe fitorja vlerësohet me 4 pikë.
Ja renditja e klubeve më të mira të vitit 2011:
1. Barcelona (Spanjë) 367,0 pikë
2. Real Madrid (Spanjë) 312,0
3. Vélez Sarsfield (Argjentinë) 271,0
4. Manchester United (Angli) 270,0
5. Manchester City (Angli) 239,0
6. Santos (Brazil) 238,0
7. Universidad de Chile (Kili) 235,5
8. Benfica (Portugali) 235,0
9. Porto (Portugali) 231,0
10. Universidad Católica (Kili) 230,0
11. Schalke 04 (Gjermani) 229,0
12. Bayern Munchen (Gjermani) 229,0
13. Libertad Asunción (Paraguaj) 220,5
14. París Saint-Germain (Francë) 220,0
15. LDUQ (Ekuador) 218,5
Top Channel