 Pas akuzave për abuzim me drogë, Sia fiton betejën për kujdestarinë e djalit. Gjykata rrëzon kërkesën e ish-bashkëshortit të saj
																		
					
					
					
						Pas akuzave për abuzim me drogë, Sia fiton betejën për kujdestarinë e djalit. Gjykata rrëzon kërkesën e ish-bashkëshortit të saj						 
								
			Me rastin e 50-vjetorit të krijimit të personazhit të famshëm të botës
së spiunazhit, James Bond, Metro Goldwyn Mayer dhe Twentieth Century Fox
kanë njoftuar daljen në vjeshtë të “Bond 50”. 
Bëhet fjalë për një paketë ku përfshihen të 22 filmat me spiunin më të famshëm në botë, që vijnë në format dvd Blu-ray, për herë të parë të gjithë së bashku.
Gjithashtu, paketa e filmave me protagonist agjentin 007, me licensë për të vrarë, ka si risi cilësinë ‘high definition’ për 9 prej 22 prodhimeve kinematografike.
“Të kesh të 22 filmat në dispozicion në Blu-ray për herë të parë është një mundësi e madhe për fansat e agjentit sekret më të famshëm të kinemasë, të cilët do të mund të përjetojnë sërish aventurat epike të tij, para daljes së episodit të fundit “Skyfall” vjeshtën e ardhshme”, ka deklaruar Michael Broën, zv.president i MGM.
Sipas tij, tani spektatorët do të kenë mundësi të shijojnë të gjithë intensitetin e aksionit, duke eksperimentuar cilësinë më të mirë të mundshme.
Agjenti i famshëm, i krijuar nga pena e Ian Flaming, është interpretuar në këto 50 vjet nga gjashtë aktorë: Sean Connery, Roger Moore, George Lazenby, Timothy Dalton, Pierce Brosnan dhe së fundmi Daniel Craig, që është dhe Bondi i parë me flokë të verdhë.
Top Channel