Me slloganin Re-Fresh, Forumi Rinor Euro-Socialist është duke i dhënë dorën e fundit përgatijeve për festimet e 20-vjetorit të kësaj organizate në gjirin e PS.
Në një lançim të projektit të madh të datës 15 janar, Erion Veliaj, Sekretar për Rininë dhe Emigracionin ka falenderuar të rinjtë e grupit të punës të mbledhur në mesditë e së premtes në Selinë Rozë, nga ku u shpreh për këtë start të ri të vetë FRESSH-it.
”Ajo që do të bëjmë në datën 15 janar është një festim i 20-viteve të të rinjve socialistë dhe progresistë, të të rinjve të Shqipërisë. Këto nuk kanë qenë 20 vite të lehta, ka pasur disa kohë kur disa kryeministra, si zoti Pandeli Majko, kanë qenë krenaria e FRESSH-it. Aktivisti, Zoti Ilir Zela, do të jetë me ne për të treguar si ishte në fillim, kur FRESSH është lançuar”, u shpreh Veliaj.
”Ajo që do të jetë kryesore është se vendin kryesor edhe skenën do ta zënë të rinj nga e gjithë Shqipëria, të cilët punuan në mënyrë fantastike fushatën e fundit dhe sollën një histori suksesi duke filluar ngaSaranda, nga Himara, në Laç, në Kavajë. Gjithashtu, duam që të kemi një mesazh për ata të rinj të cilët studiojnë jashtë. Ka shumë të rinj të cilët janë duke studiuar, e kanë mendjen në Shqipëri, do të kemi disa mesazhe prej tyre. Do të jetë një mundësi për t’u treguar se i mirëpresim dhe ata, kthehuni në Shqipëri me energji të reja, me dije të reja për të bërë punë të mbarë në Shqipëri. Të gjithë bashkë me energji pozitive, me një rifreskim të madh, me re-freshin që fillon ditën e dielë mund të kthejmë një transformin të madh në të gjithë Shqipërinë”.
Organizatorët e festimeve të 20 vjetorit të FRESH thonë se data 15 janar do të shënojë nisjen e një viti të mbushur me aktivitetetë shumta të të rinjve eurocialistë dhe hapjen e këtij forumi për të gjithë të rinjtë të cilët nuk e gjejnë veten në politikat e asgjësuese rinore të kësaj qeverie.
Kjo nismë e FRESH ka marrë vlerësimet e kreut të opozitës, Edi Rama, i cili në postimin e tij në Tëittet thotë: “Projekti i I FRESH-it shumë tërheqës. Re:Fresh! Organizatorët po bëjnë një punë të admirueshme . Rinia në rrugë e në rrjet, nisja 15 Janar”.
Top Channel