
Gara spektakolare e Rally Dakar, në cdo sezon regjistron aksidente të shumta dhe fatkeqësisht edhe viktima.
Edicioni i këtij viti që nisi në 1 janar, sigurisht që nuk mund të mungonte në bilancin negativ pasi deri tani kanë humbur jetën 3 persona, një pilot dhe dy spektatorë, ndërsa një tjetër pilot është në gjendje kritike.
Të lënduarit e radhës nga gara emocionuese janë dyshja portugeze e pilotëve të skuadrës “Prime Stadium” e cila pësoi një aksident me një makinë private gjatë një pjese të cirkuitit në veri të Kilit.
Fransisko Pita dhe koopiloti Gonkalvesh ishin me një shpejtësi të madhe në dalje të qytetit të Antofogastës, ndërsa u plagos edhe gruaja e cila ishte në timonin e mjetit privat.
Ndërkohë në kategorinë e makinave, përvec rezultatit pas etapës së 9, është për t’u sinjalizuar edhe tërheqja nga aktiviteti, e kampionit në fuqi, Naser Al Atijah. Piloti nga Katari është detyruar të mbyllë para kohe aktivitetin, për shkak të problemeve të shumta mekanike. Rally Dakar do të përfundojë në 15 janar në Lima.
Top Channel