Zërave të diplomatëve të huaj që komentojnë mbi zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të vendit, u është shtuar edhe ambasadorja gjermane në Tiranë, Karola Holtkemper.
Gjatë një vizite në qytetin e Burrelit, zonja Holtkemper, e pyetur nga gazetarët, tha se presidenti duhet të zgjidhet sipas rregullave dhe kushtetutës vendase, por nënvizoi se për pozicionin në fjalë, mirëpritet një kompromis mes palëve dhe se kandidati duhet të ketë disa cilësi të vecanta për të qenë në krye të shtetit.
“Presidenti duhet të zgjidhet sipas rregullave. Shqipëria e ka një Kushtetutë ku përcaktohet qartë se si zgjidhet presidenti, por ne mbështesim një konsensus mes palëve për të gjetur një emër që ka cilësitë e vecanta për të qenë president”, tha ambasadorja Holtkemper.
Top Channel