MotoGP, rikuperohet Heiden

11/01/2012 00:00

Në mes të një vendi përrallor dhe një rezorti të famshëm për ski në Itali, Ferrari dhe Dukati kanë organizuar një eveniment promocional, për të shpalosur risitë më të fundit të këtyre kompanive.

Disa pilotë të skuadrave pjesëmarrëse në Formula 1 dhe në MotoGP, kanë qenë në zonën e Madona Di Kampilios, entuziastë për sezonin e ri.

Piloti amerikan i garave të MotoGP, amerikani Niki Heidën është rikuperuar nga dëmtimi që pësoi gjatë një stërvitjeje në pistë, dhe shpreson të rikuperohet për testet parasezonale në Malajzi.

Piloti i skuadrës së Dukatit, pësoi një frakturë në shpatull si dhe theu disa brinjë, në një stërvitje pranë shtëpisë së tij në Kentaki ndërsa më parë ishte dëmtuar edhe në garën e fundit në Valencia.

“Jam shumë më mirë tani dhe kam hequr mjekimet e doktorëve dy javë nga aksidenti që pësova. Ishte pak e vështirë sepse theva edhe disa brinjë dhe objektivi im është të jem në testet e Malajzisë në 31 Janar”, tha amerikani Heiden.

Skuadra e Dukatit, do të testojë motorin e ri në Sepang, duke shpresuar në një rezultat më të mirë se në 2011, kur Rosi dhe Heiden morën vendin e shtatë dhe të tetë në botëror.

Top Channel