Tre anëtarë të ekuipazhit të një anije peshkimi nga Koreja e Jugut kanë humbur, pasi anija e tyre është përfshirë nga zjarri në Antarktidë, raportojnë zyrtarët.
Anija “Woo Jeong 2” është ende duke u djegur dhe duket se shumë shpejt do të fundoset, tha Qendra Koordinuese e Shpëtimit Zelanda e Re.
Ndërkohë që 37 peshkatarët e tjerë u shpëtuan, por të paktën dy prej tyre kanë djegie të rënda.
Telashet e anijes filluan kur ajo hyri në Detin Ros, rreth ne 600 km në veri nga baza amerikane në Antarktidë, McMurdo.
Dy anije të tjera peshkimi nga Koreja e Jugut nxituan të evakuojnë anëtarët e ekuipazhit, pasi anija 51-metra e gjatë, “Jeong Woo 2” lëshoi një thirrje emergjence orët e para të së mërkurës.
“Megjithatë, të tre peshkatarët e zhdukur, besohet se kanë vdekur nga zjarri”, thotë Qendra e Shpëtimit.
Top Channel