Liga spanjolle, më e forta në botë

11/01/2012 14:40

Kampionati spanjoll i futbollit është shpallur si më i forti në botë nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).

Liga spanjolle ka zënë vendin e parë duke lënë pas kampionatin anglez të futbollit. Në vend të tretë është renditur kampionati brazilian.

Më pas vijnë kampionatet e Portugalisë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Hollandës, Argjentinës dhe Kilit.

Rentija e kampionateve kombëtare më të forta publikohet çdo vit nga IFFHS dhe për herë të parë është realizuar në vitin 1991.

Renditja merr parasysh të gjitha rezultatet e klubeve në turnetë kombëtare (kampionat dhe kupë) dhe ndërkombëtare (turnetë e Konfederatave dhe turnetë e FIFA-s).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA