Roma vazhdon serinë e rezultateve pozitive edhe në Kupën e Italisë, ku ka arritur të kualifikohet edhe për në fazën cerekfinale pasi ka mundur Fiorentinën 3-0.
Ndeshja e zhvilluar në “Olimpiko” të Romës ka qenë e barabartë në pjesën e parë, ndërkohë që në të dytën vijnë edhe golat.
Argjentinasi Erik Lamela mban autorësinë e dy golave të parë në minutën e 54-t dhe të 66-të, ndërkohë që për golin e tretë mendon Borini në minutën e 76-të.
Në fazën tjetër të Kupës së Italisë, Roma do të përballet me Juventusin.
Në të njëjtën ditë edhe Liverpuli ka fituar ndeshjen e parë me Manchester Sitin në gjysmëfinalen e “Carling Cup” në Angli.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Etihad Stadium” të Sitit, është Xherard heroi i takimit, pasi arriti të shndërrojë në gol një 11-metërsh që bëri reale fitoren e Liverpulit, që në minutën e 12-të. Të gjitha minutat në vazhdim u shndërruan në një fazë adrministrimi për Liverpulin që siguron një fitore të rëndësishme.
Ndeshja e kthimit për ta do të luhet në “Anfild” më 25 janar.
Top Channel