Kryetari i Parlamentit maqedonas, Trajko Veljanovski viziton të martën Kosovën, me ftesë të homologut Jakup Krasniqi.

Veljanovski do të pritet me ceremoni solemne dhe përvec takimit me Krasniqin, do të takohet kokë më kokë edhe me presidenten Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Hashim Thaci.

Kjo është vizita e parë zyrtare e kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë në shtetin e Kosovës.

Pjesë e delegacionit të tij do të jenë edhe një grup deputetësh shqiptarë dhe maqedonas, disa prej të cilëve janë anëtarë të komisionit parlamentar për bashkëpunimin me Kosovën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA