Topi godet komentatorin

10/01/2012 00:00

Komentimi në fushën e lojës para fillimit të një ndeshje futbolli është shndërruar në një profesion të “rrezikshëm”.

Këtë e konfirmon edhe rasti i Martin Kion, i cili po komentonte para fillimit të saj sfidën e Kupës së Anglisë mes Arsenalit dhe Leeds për televizionin ESPN.

Ndërsa ishte duke folur, Kioun u godit në kokë nga një top i ardhur nga fusha e lojës që shkaktoi jo pak humor në studion e improvizuar. Ish-mbrojtësi i Arsenalit bëri një veprim “fair-play” në drejtim të autorit të goditjes që si për cudi ishte një futbollist i Leeds.

Top Channel