SHBA, votohet në New Hampshire

10/01/2012 10:25

Votuesit në New Hampshire të Shteteve të Bashkuara po zgjedhin kandidatin republikan për zgjedhjet presidenciale.

Sondazhet në prag të zgjedhjeve tregojnë se Mitt Romney kryeson bindshëm, ndërsa John Hantsman synon të renditet i dyti duke spostuar në vendin e tretë Ron Paul.

Qendrat e votimit do të hapen në orën 7.00 dhe do të mbyllen në orën 20 të mbrëmjes. Zgjedhjet parapake do të zhvillohen në secilin shtet gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. Ndërsa fituesi pritet të kurorëzohet nga Konventa e Partisë në muajin gusht.

Sipas analistëve, votuesit republikanë në New Hampshire do të kërkojnë njeriun e aftë që do të sulmoje Obamën dhe jo kandidatin e përshtatshëm për ta zëvendësuar atë.

Komuniteti i vogel ne Dicksville Noc ishte i pari që votoi në mesnatë, ku të tetë votuesit e regjistruar dhanë votën e tyre.

Kandidatët republikanë, në kuadër të zgjedhjeve, zhvilluan të dielën një debat televiziv në kanalin NBC, ku u përplasën ashpër mes tyre.

Në vecanti, debati u acarua mes Romney dhe ish-kreut të Dhomës së Përfaqësuesve, Newt Gingrich, i cili përdori ironi ndaj rivalit të tij.

Edhe më herët gjatë muajit, gara e republikanëve u konsiderua nga mediat si e degraduar, për shkak se kandidatët rivalë përdorën sharje dhe fyerje në adresë të njëri-tjetrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA