SHBA, dorëhiqet shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë

10/01/2012 15:25

Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Bill Daley, paraqiti ditën e martë dorëheqjen e tij.

Lajmin e bëri të ditur vetë Presidentit Barack Obama, që shtoi se këtë pozicion kyç të administratës do ta marrë një veteran i administratës, drejtori i buxhetit pranë tij, Jack Lew.

Daley u zgjodh në krye të stafit të Shtëpisë së Bardhë në janar 2011, duke pasuar në këtë detyrë Rahm Emanuel, i cili dha dorëheqjen për t’u bërë kryebashkiak i Çikagos.

Daley, një ish-zëvendëspresident i “JP Morgan Chase”, kishte paralajmëruar që do të punonte për Obamën deri në fund të mandatit të tij, por “arsyet familjare” e detyruan që të largohej më parë.

”Dorëheqja e Daley nuk ishte një lajm i bukur për t’u dëgjuar, por na mbetet vetëm ta falenderojmë për punën e mrekullueshme që ka bërë. Jam i sigurt që Lew do të vazhdojë me sukses këtë detyrë të nisur”, u shpreh Obama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA