Juventus ka prezantuar blerjen më të fundit: sulmuesin Marco Borriello. Italiani do të mbajë numrin 23 mbi shpinë.
“Jam shumë i lumtur që jam tek Juventus dhe i nderuar që mu dha një mundësi e tillë. Duhet të luftoj për vendin në formacionin titullar dhe synoj që të arrij sërish kombëtaren italiane”, është shprehur ish-sulmuesi i Milanit dhe Romës.
Borriello ka ardhur tek Juventusi në formë huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit për 8 milionë euro.
“Kam qenë paksa i pafat gjatë karrierës dhe e di që mund të jap më shumë. Kur isha tek Milani pësova një dëmtim të rëndë që më mbajti jashtë fushave për 10 muaj, por tashmë jam tek Juventus dhe kam shumë motivim”, theksoi sulmuesi.
“Ika nga Milani sepse erdhi Ibrahimovic, ndërsa tek Roma nuk mjaftuan 17 golat për të fituar besimin e trajnerit”, shtoi Borriello.
Top Channel