Itali, jep dorëheqjen Ministri

10/01/2012 21:30

Një Ministër i sapozgjedhur në Itali, Carlo Malinconico, paraqiti dorëheqjen mbrëmjen e së martës, pasi ndaj një biznesmeni me të cilin ai ka patur marrëdhënie në të shkuarën u hap një procedim penal për korrupsion.

Hetuesia ka zbuluar se Malinconicos i janë paguar faturat e qëndrimit në një hotel me pesë yje në Toskanë, në vitet 2007-08.

Ai ishte pjesë e qeverisë së Kryeministrit Mario Monti, i cili erdhi në detyrë në nëntor me premtimin për një qeverisje transparente.

Ministri 61-vjeçar, i cili ka mbajtur detyrën e shefit të stafit në qeveri të mëparshme, këmbëngul se tentoi të paguante faturën e hotelit, por i thanë se ajo ishte e paguar.

Gazetat kanë identifikuar si njeriun që pagoi faturat e tij bisnesmenin Francesco Maria De Vito Piscicelli, i cili është vënë nën hetim për fitimin e disa kontrata të dyshimta ndërtimi, për rindërtimin e L’Akuilës, qytetin të shkatërruar nga një tërmet në 2008-n.

Malinconico u shpreh se jepte dorëheqjen për t’i lënë rrugë të lirë hetimeve, por mohoi të ketë kryer ndonjë shkelje dhe këmbëngul se e ka marrë vesh identitetin e njeriut që ka paguar për të në hotelin me pesë yje vetëm prej faqeve të gazetave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA