Henri, shenon serish me fanelen e Arsenalit
10/01/2012 00:00
Tieri Henri rikthehet me gol që në ndeshjen e parë me fanelën e
Arsenalit. 34-vjeçari francez shënoi golin e fitores në sfidën për Lids
Junajtid e vlefshme për raundin e tretë të kupës së Anglisë.
Henri, i huazuar për vetëm 2 muaj nga Nju Jork Red Bulls hyri në minutën e 68 të ndeshjes dhe 10 minuta më vonë shënoi golin e vetëm të ndeshjes. Ky është goli i 227-të për Henrin me fanelën e skuadrës londineze të Arsenalit.
“Nuk e kisha menduar që do të luaja sërish dhe për më shumë të shënoja një gol vendimtar me Arsenalin, – ka theksuar pas ndeshjes sulmuesi francez. – E dashuroj këtë skuadër, shpresoj të bëj më të mirën dhe besoj se ky nuk do të jetë goli im i fundit”.
Top Channel