Greqia ruan ende vendin e pare ne bote per blerje armatimesh nga
Gjermania. Lajmin e ben te ditur gazeta gjermane “Zeit” qe publikon
kontratat qe ka nenshkruar Athina me fabrika te prodhimit te armatimeve
ushtarake dhe zbulon fitimet kolosale per shtetin gjerman.

Madje sic theksohet ne artikull, ne se Greqia do te marre ndihmen prej 88 miliard eurosh ne marsin qe vjen, ka gjasa per nenshkrim te kontratave te reja me prodhuesit gjermane te armeve dhe keshtu shpjegojne ne Athine presionin e kancelares gjermane Merkel ne takimin me presidentin francez Sarkozy.

Sipas “Zeit” Greqia dhe Portugalia, dy vende qe kane kerkuar ndihme ekonomike nga FMN dhe BE kane pakesuar ne minimum blerjet e armatimeve ushtarake.

“Eshte thjesht e pabesueshme -shkruan gazeta- qe ndersa ne pranvere vendoset ne se Greqia do te qendroje apo jo ne eurozone, mjeket ne spitalet greke pranojne vetem urgjencat, shume shkolla nuk kane ende libra,mijera nenpunes shteterore jane ne greva kunder pushimeve nga puna,programi antikrize ka rrezuar nivelin e jetes se gjithe grekeve,- vetem ne industrine e mbrojtjes apo ne ushtri, nuk jane kryer aspak reduktime.

Ne programin e ri te masave te ashpra te imponuara nga FMN dhe BE per vitin 2012, reduktimi i shpenzimeve sociale eshte kater here me i madh se ai i fondit per armatime.

Shpjegimi i analisteve gjermane per kete fenomen gjen pergjigjen tek deklarata para disa muajsh e ish-ministrit te Jashtem grek Dhimitris Drutsas sipas te cilit, deshiron apo jo, Greqia eshte e detyruar te kete nje ushtri te fuqishme.

Vizita e ministrit izraelit te Mbrojtjes Ehud Barak ne Athine dhe bisedimet per blerje armatimesh nga Izraeli, vertetojne edhe njehere se Athina, mund te reduktoje pensionet dhe rrogat, por jo buxhetin ushtarak.

Sipas Instituti Internacional te Kerkimeve per Paqen, Greqia ishte nje nga pese klientet me te medhenj ne bote, persa i perket blerjes se armatimeve ushtarake ne periudhen 2005 -2009, me nje shume mbi 100 miliard euro,pothuajse sa nje e treta e borxhit kolosal te vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA