Eric Cantona, nga futbolli tek politika

10/01/2012 12:45

Ish-ylli i Manchester United dhe aktori Eric Cantona tani i ka kthyer sytë nga politika, pasi ka nisur një fushatë për mbledhjen e 500 firmave, të nevojshme për të kandiduar për postin e presidentit të Francës.

Lajmin e bën të ditur gazeta “Liberation”. Synimi i tij nuk është vetëm pallati Elize, por që të nxjerrë në dritë gjendjen e vështirë të strehimit.

Në letrën e tij, Cantona e quan veten një “qytetar të angazhuar”, që do të flasë për miliona familje të harruara nga shteti.

Duke iu referuar përfshirjes së lartë në sport dhe aktivitete artistike, 45-vjecari tha për gazetën se mund të ishte përfshirë në cështje shumë të tjera.

“Zgjodha strehimin sepse mendoj se është dicka e rëndësishme dhe prek rreth 10 milionë persona”, deklaroi Cantona.

Ai u shpreh se për të është e rëndësishme të veprojë në momentin që do të dëgjohet dhe shtoi se për këtë po bën një fushatë ku ka angazhuar edhe fondacionin e tij Abbe-Pierre Foundation.

Fondacioni në fjalë lancoi një fushatë për strehimin në shtator, duke mbledhur plot 100 mijë firma.

I njohur ndryshe me pseudonimin “Mbreti Eric”, nofkë e vendosur nga tifozët e Manchester United në vitet ’90, Cantona ka fituar reputacionin e mendimtarit, që para se të largohej nga “Old Trafford” në vitin 1997.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA