Dule dhe Bollano “raportojnë” në Athinë

10/01/2012 23:59

Kryetari i Partisë për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, dhe kreu i Omonias, Vasil Bollano, zhvilluan sot në Athinë një takim me Minsitrin e Jashtëm grek, Stavros Dhimas.

Sipas Ministrisë së Jashtme greke, takimi u zhvillua në një klimë të ngohtë dhe miqësore.

Ministria e Jashtme sqaroi se ky takim ishte në vazhdën e një sërë kontaktesh që kreu i diplomacisë helene ka pasur me eksponentët e homogjenëve grekë.

Z. Dhimas u interesua për situatën në zonat minoritare, por edhe për zhvillimet politike në vendin tonë.

Në një prononcim për TCH, z. Dule tha se informoi zotin Dhima për një sërë cështjesh që kanë të bëjnë me minoritetin grek dhe të Drejtat e Njeriut në Shqipëri.
Ai tha se pala greke interesohet për rrugën Europiane të Shqipërisë.

“Me minstrin Dhimas ishte një takim kortezie sepse siç dihet ai është për pak kohë në krye të diplomacisë së Republikës së Greqisë, kemi folur për problemet që prekin statusin e minorieteve greke në Shqipëri, marrëdhëniet mes dy vendeve, si edhe mbështetjen e Greqisë për integrimin e Shqipërisë”, tha Vangjel Dule.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA