Dëmtohet Cana, jashtë fushës për 1 muaj
10/01/2012 00:00
Duke mos mjaftuar aktivizimi i pakët me Lazion, tashmë dëmtimi në
shtyllën kurrizore do ta lërë futbollistin e kombëtares shqiptare Lorik
Cana më shumë se 1 muaj jashtë fushave.
Mesfushori ka patur dhimbje gjatë ndeshjes me Sienën dhe u ndërrua në pjesën e dytë nga trajneri Reja. Në mediat italiane thuhet se Lorik Cana, i cili nuk e ka fituar ende plotësisht besimin e trajnerit ka pësuar dëmtim në vertebrën e dytë dhe të tretë të shtyllës kurrizore.
Ende nuk dihet e sigurtë por, ky dëmtim mund të lërë kapitenin e kombëtares tonë edhe jashtë ndeshjes miqësore me 29 shkurt të këtij viti me Gjeorgjinë, e cila do të jetë dhe debutimi i De Biasit, si trajner i përfaqësueses shqiptare.
Top Channel